DYLON

Komuna e Vitisë përfituese e projektit për Efiçiencë në Energji nga MCC

Komuna e Vitisë përfituese e projektit për Efiçiencë në Energji nga MCC
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka marrë pjesë në konferencën e donatorëve për Efiçiencë të Energjisë për Ekonomitë Familjare në Kosovë të organizuar nga Fondacioni Mijëvjeçarit Kosovar (MFK) dhe Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC).

Me këtë rast, kryetari Haliti, tha se sipas vlerësimit të MCC-së dhe përfaqësuesit të USAID-it, komuna e Vitisë është kampion në projektet e Efiçiencës në Energji, dhe në menagjimin e inplementimin e tyre.

EkoHigjiena

Në këtë konferencë, të ftuar ishin edhe përfaqësues të lartë të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) nga Uashingtoni, si e dërguara Alicia Phillips Mandaville, përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë së Republikës së Kosovës, kryetarë të komunave që kanë bashkëfinancuar në projektet e efiçiencës së energjisë të zbatuara nga Ministria e Ekonomisë së Republikës së Kosovës, organizatat kryesore vendore dhe ndërkombëtare të angazhuara në projektet e efiçiencës së energjisë, dhe palët e tjera të interesuara të përfshira në projektet e efiçiencës së energjisë “SEEK”.

Gjithashtu bëhet me dije se është diskutuar edhe për të arriturat e deritanishme të programit SEEK, si dhe për mundësitë e investimeve të tjera për rritjen e efiçiencës së energjisë, dhe zvogëlimit të konsumit të energjisë elektrike në sektorin residencial në Kosovë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.