“Kapiteni besnik ndaj Dritës, Limani edhe tri vite me ne”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit FC Drita, përmes të cilës bëhet e ditur se klubi bardhë e kaltër dhe kapiteni Ardian Limani do të vazhdojnë bashkë rrugëtimin edhe për tri vite të tjera.
Në prani të Drejtorit Sportiv, Valon Zymberi, në ambientet e klubit, sot Limani ka nënshkruar kontratën e re.
“FC Drita i dëshiron suksese në vazhdimësi Ardit, që bashkërisht të arrijmë suksese edhe më të mëdha”, thuhet tutje në njoftim.
Kujtojmë që Ardian Limani u ribashkua me FC Drita në vitin 2017-të dhe klubi vlerëson se që atëherë ai është pjesë e rëndësishme e këtij klubi dhe sukseseve të arritura. /2LONLINE/