Dy futbollistët e klubit FC Drita, Ardit Tahiri dhe Prince Balde do të paraqiten me ekipet kombëtare, respektivisht Kosova U21 dhe Kombëtarja A e Liberisë.
“Arditi sot pritet të zhvillojë ndeshje ndaj Andorës, kurse më 10 qershor kundër Anglisë dhe 13 qershor kundër Shqipërisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2023”, bëhe te ditur nga njoftimi zyrtar i klubit gjilanas.
“Ndërkaq, Balde do të udhëtojë më 8 qershor drejt Marocos, ku do të zhvillojë ndeshje më 13 qershor kundër Marocos në kuadër të Kupës së Afrikës. Suksese futbollistëve tanë dhe kombëtareve”, thuhet në njoftim. /2LONLINE/