• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Politikë

LDK-ja e Gjilanit shfaqet pak ma ndryshe, me një aksion politik para zyrës së kryetarit, ia liston atij dështimet!

Redaksia 2LONLINE 4 Qershor, 2022 4 min
 LDK-ja e Gjilanit shfaqet pak ma ndryshe, me një aksion politik para zyrës së kryetarit, ia liston atij dështimet!

Dikur, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje ia zinin derën kryetarit të atëhershëm të komunës që vinte nga  LDK-ja,  me lloj-lloj aksione e performanca politike, duke përdorur kreativitetin e tyre, përmes të cilave shpërfaqnin akuzat dhe kritikat në adresë të kryetarit e pushtetit për keqqeverisje dhe punët e pabëra.

Por, tani kur anët kanë ndryshuar, në selinë e kryetarit të komunës kemi njeriun e Vetëvendosjes, e LDK-ja e Gjilanit është subjekt opozitar, kanë ndërruar edhe rolet dhe se aktivistët e LDK-së i pamë këtë të shtune në rolin e realizuesit të, siç thonë ata, aksionit politik, mu para zyrës së kryetarit, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Ata kanë shpalosur një pano para zyrës së kryetarit, ku i kanë radhitur “punët” e bëra të kësaj qeverisje, e  me dozën e ironisë ia kanë kujtuar ‘Punët’ e kryera për 177 ditë të qeverisjes komunale, nën moto “Bashkë S’qeverisim”.

Përmes kësaj  pano kiu janë shkruar punët e bëra që nuk është dashtë të bëhen dhe punët e pabëra që është dashtë të bëhen, ata kanë adresuar kritika në adresë të kryetarit të komunës dhe pushtetit në përgjithësi, transmeton 2LONLINE.com.

Afërdita Balaj nga LDK-ja e Gjilanit ka bërë me dije se anëtarë nga grupi i këshilltarëve dhe aktivistë të LDK-së në Gjilan, përmes këtij aksioni politik kanë shpalosur “punën” e qeverisjes lokale për 177 ditë qeverisje si më poshtë: 

‘Punët’ e kryera për 177 ditë të qeverisjes komunale, bashkë S’qeverisim

ANULIMI i lejës për ndërtimin e objektit të Bashkësisë Islame
ASNJË leje ndërtimore të lëshuar për 177 ditë qeverisje
Mos ndarja e 50.000 eurove për transportuesit e Gilanit
Mosfunksionalizimi i byfesë së Bibliotekës së Qytetit
ASNJË projekt i ri inicuar
Vendosia e “KUNJAVE” nè sheshin e aytetit
TENDA vaksinimit bllokim i hapësirës publike për qytetarët
Vetëm vizita ne Pejë, Lezhë e në Spanjë
ANULIMI i PZHK-së (Plani Zhvillimor Komunal)
Shkollat pa RRYME
Mos ndarja e 100.000 eurove për sportistët e dalluar
Mbyllja e ujëmbledhësve në lagjen Dardania
Dhjetëra kontrata mbi vepër.

Përndryshe, nga aktivistë të LDK-së mësohet se ky është vetëm fillimi dhe se aktivitetet të natyrave të tilla, kritikuese ndaj qeverisjes komunale, do të shtohen dukshëm, si njëra nga mënyrat e opozitarizmit të LDK-së. /2LONLINE/

Etiketa:Aferdita Balaj aksion politik aktuale Gjilan LDK performance
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Kryeministri Kurti potencon rëndësinë e zbatimit të ligjit dhe fuqizimin e shtetit

27 Qershor, 2022
Nacionale

Kryeministri Kurti priti në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak

27 Qershor, 2022
Info+

Biejnë dakord për bashkëpunim dhe shkëmbim idesh për të mirën e të

27 Qershor, 2022
Shneta

IKSHPK: Kujdes nga temperaturat e larta

27 Qershor, 2022
Lajme të ngjashme

Kryeministri Kurti priti në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak

27 Qershor, 2022

Biejnë dakord për bashkëpunim dhe shkëmbim idesh për të mirën e të rinjve kamenicas

27 Qershor, 2022

IKSHPK: Kujdes nga temperaturat e larta

27 Qershor, 2022

Kryetari i Gjilanit përballë qytetarëve (Teatri i Qytetit, ora 18:00)

27 Qershor, 2022

Presidentja Osmani takoi Presidenten e Singaporit, Halimah Yacob

27 Qershor, 2022

Kjo javë do të karakterizohet me mot të nxehtë

27 Qershor, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com