FC Ballkani kishte lajmëruar që të hyrat nga shitja e biletave kundër KF Ferizajt do t’i dhuronte për Jetlirin, i cili ka nevojë për shërim. Këtë ndeshje, ku suharekasit fituan me rezultat 3-0, nga të hyrat e biletave u grumbulluan 2526 euro.
Jetlir Krasniqi nga Suhareka ka nevojë për transplant të veshkës dhe tifozët i kanë dalë në ndihmë. Përveç, të hyrave nga biletat për të është kërkuar edhe ndihmë nga tifozët.
Ky është njoftimi i Ballkanit:
Të dashur tifoz ,
Faleminderit përzemërsisht që ishit kaq shum prezent në stadium për të perkrahur klubin tonë ,
Edhe më shumë Faleminderit për përkrahjen në donacionin për qytetarin tonë Jetlirin ,
Shume e mbledhur është 2526 euro
Zoti I madh e shëroft
Na priftë e mbara