Faton Xhemaili nga fshati Bilaç i komunës së Bujanocit tani e tutje do të jetë zyrtarisht pjesë e ekipit për grupmoshat e reja në SV SCHOTT MAINZ në Gjermani. Xhemaili para se të kaloj tek ky ekip gjerman ka luajtur për KF “Tërnoci” dhe ka falënderuar familjen, shokët dhe të afërmit për përkrahjen në përforicimin e vullnetit për të luajtur futboll në ekipe ndërkombëtare, shkruan Titulli.com.
“Falënderojë edhe ish ekipin tim KF “Tërnoci”, sa isha pjesë e atij klubi që ndam së bashku kënaqësi. Gjithashtu falënderoj shumë menaxherin Vullnet Ahmeti i cili ma mundësoi të jemë këtu në Gjermani dhe më ndihmojë për gjithëçka, merita më e madhe është për këtë njeri”, ka shkruar Xhemaili në proffilin e tij në facebook.
Ai besonë fuqishëm se do të arrijë edhe rezultatet tjera në futboll duke kaluar nëpër ekipe dhe grupe më të larta në ligatë gjermane.