DYLON

Rashiti (PDK): Eksperimentet e Lutfi Hazirit shkaktuan kaos!

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Propozimi aktual i kryetarit të Gjilanit Lutfi Haziri për ta ri-themeluar Drejtorinë e Inpeksionit dhe Drejtorinë për Kulturë Rini dhe Sport, është pranim i dështimit të plotë të tij dhe të qeverisje komunale të cilën e drejton ai. Vendimi i Kuvendit Komunal i vitit 2014 për shuarjen e Drejtorisë së Inspeksionit dhe të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, po vërtetohet se ishte një vendim jashtëzakonisht i gabuar dhe i dëmshëm për këta sektorë.

Kështu shprehet Riad Rashiti i PDK-së, sipas të cilit ekperimentet e bëra të Lutfi Hazirit me drejtoritë komunale dhe me krijimin e Task Forcave të cilat, po rezultojnë se ishin plotësisht të pavlera dhe të cilat shkaktuan kaos në shumë fusha, bënë degradimin dhe ç’orientimin insitucional, ofruan shërbime jo efikase për qytetarët e Gjilanit dhe sollën humbje të besimit tek bizneset, donatorët dhe investitorët.

EkoHigjiena

“Qeverisja e Lutfi Hazirit më në fund pas gati tri viteve, po i pranon të këqijat e mëdha që ua solli qytetarëve të Gjilanit, përmes vendimeve të gabuara dhe në dëm të tyre. Në realitet ndodhi krejtësisht e kundërta e zotimeve të shumta që kryetari i Gjilanit i bëri para qytetarëve, sepse u bë ri-kthimi i anarkisë dhe kaosit të lënë në vitet 2006/07”, ka thënë Rashiti i PDK-së.

Rashiti që njëherësh është edhe anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme t’ia pranojë Lutfi Hazirit dështimin e ofruar në këta dy sektorë dhe mirëpret vetëdijësimin e tij për gabimet që i ka bëra në qeverisjen komunale dhe e vlerëson angazhimin e tij për të përmirësuar sadopak veprimet e tija që ishin të dëmshme dhe me pasoja, në mënyrë që të ndalet kaosi dhe krimi urbanistik në qytet dhe që në Teatrin e Gjilanit të kthehet normalizimi bashkë me sektorët tjerë të kulturës, rinisë dhe sportit. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.