Gardiani i FC Drita, Faton Maloku do t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës.
Portieri Maloku, që ka qenë në listën e pritjes, i bashkohet Kombëtares pas zhvillimeve të fundit, ku jashtë kombëtares janë lënë tre futbollistë të Kosovës, në mesin e tyre edhe portieri, Arjanet Muric.
Siç është bërë e ditur në njoftimin e Federatës, me vendim të përbashkët të përzgjedhësit Franco Foda dhe Federatës, tre futbollistët: Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar, për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata.
“Për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së”, është thënë në njoftim. /2LONLINE/