Faton Bislimi, nga LDK-ja e Gjilanit thotë se ndihet jo vetëm krenar, por edhe me përgjegjësi të shtuar që ka marr besimin e plotë të Kryetarit Lutfi Haziri e të strukturave të Degës së LDK-së, në Gjilan, si dhe konfirmimin e Këshillit të Përgjithshëm për të qenë Kandidat për Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Ja postimi i tij i plotë:
Te dashur miq,
Ndjehem jo vetem krenar, por edhe me përgjegjësi te shtuar qe kam marr besimin e plote te Kryetarit Lutfi Haziri e te strukturave te Degës se LDK-se ne Gjilan, si dhe konfirmimin e KP-se, per te qene Kandidat per Deputet ne Parlamentin e Republikes se Kosoves!
Jam thellesisht i bindur se Kosoven po e pret nje etape e re politike dhe besoj fuqishem qe me perkrahjen tuaj, te te gjithe qytetareve te Kosoves, do te arrijme ta shenojme kete etape si kapitullin e ktheses se madhe per te miren e vendit, permes fitores madheshtore te LDK-se dhe znj. Vjosa Osmani-Sadriu si Kryeministre e ardheshme e vendit.
Eshte momenti i fundit qe sakrifica e te pareve tane, e te gjithe atyre qe rane per lirine e vendit, dhe e atyre qe per dekada punuan me vetmohim ne rezistencen gjithepopullore kunder okupatorit, te kthehet ne pune te ndershme per te miren e popullit dhe ndertimin e shtetit.
Pavaresia e Kosoves eshte arritja me kulminante e kombit tone. Ajo duhet te sforcohet permes konsolidimit te shtetit dhe demokracise, rritjes se mireqenjes publike dhe zhvillimit socio-ekonomik te gjithembarshem. Parlamenti i Kosoves duhet te jete arene e ballafaqimeve konstruktive te ideve, programeve, projekteve, e propozimeve per interesin e qytetarit dhe te shtetit tone.
Andaj, besoj se fitorja e LDK-se ne keto zgjedhje eshte fitore e Kosoves! Jam i perkushtuar deri ne fund qe me gjithe qenjen time dhe kapacitetin tim njerzor, profesional, e intelektual, te jem ne sherbimin tuaj dhe te vendit si Deputet dhe si zeri i pakompromis i qytetarit per interesin publik. Do te angazhohem pa rezerve qe te sjelle frymen e demokracise amerikane – te trasuar ne mua permes pervojes sime shumevjecare ne Washington, DC – ne politikberjen e vendit tone, si dhe te behem edhe nje ure shtese e bashkepunimit ne mes shtetit dhe miqeve tane ne Amerike e Evrope.
Me doren ne zemer e ballehapur, me besim ne Zot, familje e atdhe, kerkoj perkrahjen tuaj ne keto zgjedhje duke ju garantuar se beselidhja jone per shtetin eshte rivitalizimi me i mire i mundshem i vizionit politik Rugovist! Une do te mbetem thellesisht i perkushtuar per vendin dhe per qytetarin; per shtetin dhe idealin e demokracise. Bashke, ia dalim! Bashke, mundemi! Beselidhja per shtetin eshte shteti per qytetarin dhe jo per pushtetarin!
Na prifte e mbara; bashke ne fitore!