DYLON

Vdes tifozi gjilanas, Intelektualët: Lamtumirë Dugi, do na mungosh në tribunë

Vdes tifozi gjilanas, Intelektualët: Lamtumirë Dugi, do na mungosh në tribunë
Avatar photo Elife Sherifi

Tifozët e Dritës, ”Intelektualët” kanë humbur një nga tifozët më të zjarrtë dhe më besnik të klubit bardh e kaltër.

Bëhet fjalë për tifozin e moshuar i njohur si Dugi, ndërsa gjilanasit kanë përkujtuar atë me fjalët më të mira në faqen zyrtare në Facebook.

EkoHigjiena

Ky është postimi i plotë:

Mbrëmë ka ndërruar jetë, njëri nga më të vjetrit e familjes tonë BardheKaltër, ‘Dugi’.

Dugi, ishte një tifoz që shquhej për pasionin dhe dashurinë e tij ndaj klubit si dhe përkushtimin e madh që kishte për tifogrupin gjithmonë dhe në çdo kohë. Një tifoz, që gjithherë do mbahet mend e do mirret shembull për mënyrën se si dashuronte dhe anonte për Dritën e madhe në çdo sport dhe çdo vend. Dugi do të na mungoj shum në tribinë, në shtëpinë tonë ku jemi mësuar t’a shohim gjithmonë, por kujtimi për të do jetë i paharruar!!

Varrimi i të ndjerit, bëhet nesër në kohën e drekës, ndërsa ne mblidhemi nga ora 12:00 në Champions Bar, për të marshuar në mënyrë të organizuar dhe për të qenë prezent në varrimin e tij.

Dheu qoftë i lehtë për ty Dugi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.