“Sport Club Gjilani ka kënaqësinë të komunikojë angazhimin e një ndër lojtarëve më me perspektivë të vendit tonë, Fatjon Bunjaku”, thuhet në komunikatën zyrtare të klubit.
Më tej thuhet se me paraqitjet e tij së fundmi, Bunjaku ka arritur të bindë drejtuesit e klubit SC Gjilani. për të nënshkruar kontratë për dy vite e gjysmë me kuqebardhët.
“Bunjaku, 20 vjeçar luan në pozitën e sulmuesit të qendrës, mirëpo përshtatet mirë edhe në pozitat anësore të repartit ofansiv. Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Bunjakut dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para”, thuhet në njofitm /2LONLINE/