‘The Athletic’ pretendon se liderët e Premierligës po kërkojnë shitjen e përhershme për lojtarët si Xherdan Shaqiri, Harry Wilson dhe Marko Grujic.
Liverpool janë të gatshëm të shesin Xherdan Shaqirin dhe dy futbollistë të tjerë gjatë kësaj vere.
Liverpool dëshiron të sigurojë të ardhura e po ashtu edhe të lirojë numrin e madh të lojtarëve, për t’u bërë gati që të lëviz në drejtim të sulmuesit të RB Leipzig, Timo Werner.
Ditëve të fundit nuk ka pasur spekulime rreth të ardhmes së Shaqirit, por një transferim në Turqi te Galatasaray dhe një rikthim në Serie A, duket i mundshëm.
Galatasaray është duke përgatitur një ofertë për sulmuesin e Liverpoolit, Xherdan Shaqirin.
Sipas asaj që raportojnë mediat turke, trajneri i skuadrës Fatih Terim e sheh Shaqirin si transferimin ideal për skuadrën nëse atë e fitojnë titullin këtë stinor.
Shaqiri te Liverpool është transferuar në vitin 2018 nga Stoke City.