Haliti: Vitia është e qetë, të mbahet kjo gjendjefotoilustrim

Haliti: Vitia është e qetë, të mbahet kjo gjendje

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH) i Komunës së Vitisë, ka vlerësuar se situata epidemiologjike është stabile. Kryetari Sokol Haliti ka thënë se tash e tri javë Vitia nuk ka raste të reja me Covid 19, por sipas tij, ky ritëm duhet të mbahet.

Haliti tha se edhe festa e Fitër Bajramit, po kalon e qetë, por ka shprehur keqardhje që qytetarët nuk po kanë mundësi të vizitojnë të afërmit, si herave tjera, pasi këto masa u vendosën për të mbrojtur shëndetin publik. Ai ka falënderuar qytetarët për vetpërmbajtjen e treguar, por ka bërë thirrje që të kenë kujdesin edhe në vazhdim, sepse rreziku nuk ka kaluar.

Haliti tha poashtu se është esenciale që sa më shpejt të kthehet normaliteti dhe njerëzit të punojnë, sepse ekonomia duhet të rimëkëmbet sa më shpejt që të jetë e mundur.

KOMENTE