Kf.Drita është njohur zyrtarisht si faqe zyrtare e klubit nga rrjeti social, Facebook.
Kjo dritare innovative sociale sikurse nga shumë klube, biznese e marka botërore, përdoret edhe nga klubi bardh e kaltër për informimin e të rejave të klubit për tifozët dhe opinionin publik.
Ndërsa, ajo tashmë është verifikuar edhe zyrtarisht.
“FC DRITA është pranuar edhe zyrtarisht nga facebook dhe tani më klubi jonë është i verifikuar nga ky rrjet socialë në internet”.
“Pas verifikimit nga rrjeti facebook, klubi tani ka të drejtën e rezervuar të çdo produkti që publikon!”, thuhet në njoftim.
Ish-kampioni i Kosovës, Drita është skuadra e dytë në Kosovë që merr verifikimin nga shtëpia e madhe sociale, Facebook, kurse vitin e kaluar këtë verifikim e ka marrë edhe Kf. Prishtina.
Kujtojmë që klubi Drita ka në dispozicion edhe web faqen personale të klubit, www.dritafc.com, por që nuk janë mjaft aktiv.