DYLON

Vlerësohet pozitivisht niveli i bashkëpunimit mes KFOR dhe AACK-së

Avatar photo Redaksia

Drejtori i përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës (AACK), Eset Berisha, priti në takim delegacionin e KFOR-it në përbërje të shefit për operime ajrore J3 Air, Marco Farao, i cili po e përfundon misionin dhe të emëruarit të ri në këtë post Di Peco dhe  Csaba Katona, zyrtar i operimeve.

Drejtori Berisha, vlerësoi pozitivisht nivelin e bashkëpunimit në mes KFOR dhe AACK-së dhe falënderoi z. Farao për bashkëpunim gjatë mandatit të tij. Ai gjithashtu, mirëpriti emërimin e z. Di Peco në këtë detyrë dhe shprehu gatishmërinë e AACK-së për të vazhduar bashkëpunimin e fuqishëm me KFOR-in në të ardhmen.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.