DYLON

Ja pse u vonuan aeroplanët në mëngjesin e sotëm!

Ja pse u vonuan aeroplanët në mëngjesin e sotëm!
Avatar photo Redaksia

Autoriteti i Aviacionit Civili  ka bërë me dije se sot në mëngjes, fluturimi X38960 i kompanisë ajrore TUI Fly në arritje nga Aeroporti Basel – Mulhouse, pas aterrimit ka vërejtur që ka probleme teknike si pasojë e goditjes me shpezë, e cila ka ndodhur gjatë fluturimit.

Problemet teknike janë sanuar në ndërkohë, dhe aeroplani është nisur për Basel në ora 6:27 (kohë lokale), në vend të kohës së paraparë në 2:45.

Gjithashtu, aeroplani i fluturimit 8Q 710 i kompanisë Onur Air me destinacion Antalia, për shkak të një problemi teknik nuk ka mundur të niset në kohën e paraparë, në ora 3:30 (kohë lokale). Ekipi i mirëmbajtjes së kompanisë është duke e trajtuar problemin.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.