Ish-presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri nuk është vetëm një idhull në Kosovë, por dhe në ish – Jugosllavi.
Një foto e fundit e publikuar në faqen nostalgjike të futbollit jugosllav, “Istorija ex yu fudbala”, u publikua një foto e rrallë e ish-yllit të Prishtinës dhe Partizanit të Beogradit në kohën kur luante me këta të fundit.
Në këtë foto, Vokrri ngre dy gishtat. Fillimisht u mendua se ku shenjë mbarte një mesazh politik kundër regjimit shtypës jugosllav, por autori i këtij publikimi tregon se në fakt kuptimi i tij ishte se kishte realizuar dy gola ndaj rivalëve të përjetshëm të Partizanit të Beogradit, Ylli i Kuq i Beogradit.
Vokrri luajti për 3 vite me Partizanin duke fituar një titull kampion. Ai ka qenë njëri prej lojtarëve më të dalluar të ish-Jugosllavisë.
Vokrri ishte presidenti i parë i FFK-së derisa u nda nga jeta në 9 qershor të vitit të kaluar nga infarkti në zemër.
Stadiumi i ri i Prishtinës mban emrin e tij.