Dr.Zijadin Hasani, shef i R. Pediatrisë, përgjigje ndaj shkrimit te zëdhënësit dr.Selamiu! (shih shkrimin: Të pavërtetat dhe shpifjet e një mjeku)
(2LONLINE) – Sa poshtë paska ra katundi,nuk e kam ditur që dr. Bajrami paska zëdhënës personal, sa çudi ai si një person i nivelit të lartë nuk paska kohë të përgjigjet me nja dy fjalë bile. Së pari, dr.Selami, nëse ke harru, spitali nuk është degë e PDK dhe si mundë ta turpërosh veten duke tentuar ta mbrosh një gjë që nuk mund të mbrohet. Po ti, si zëdhënës që je, nëse të ka interesuar e vërteta, pse nuk erdhe ,nëse jo mendimin tim, atëherë, ti pyesësh, drejtoren klinike , kryeshefin e departamentit nëna –fëmijë, të cilët erdhën në repart dhe në lidhje me shkuarjen tonë në Prishtinë ,u sqaruam dhe për shkak që simpoziumi ishte një ditor, morëm miratimin e tyre dhe do të duhej që Ti (zëdhënës) dhe dr.Bajrami ta respektoni atë, si pjesë të udhëheqjes spitalore. Pra z. zëdhënës, dr.Bajrami, nuk ka pasur mbëhi të ndërhyj këtu, por smirëzillëku i tij ka dominuar. Me sugjerim kryeshefit të DNF ,unë shkova te dr.Bajrami për t’ia sqaruar mosmarrëveshjen që u krijua, por ai u soll aq në mënyrë morbide saqë nuk mund ta përshkruaj me fjalë.
Po të mungojnë të pavërtetat dhe shpifjet që në titull i shkrove z .zëdhënës, ku janë ato, mos harrove ti shkruash. Sipas shkrimit tënd, po del se dhe ti qenke në grupin për shantazhit të kolegëve, meqenëse po e përmend komisionin disiplinor. Z. Zëdhënës, pyeti dy juristët e spitalit, a shkruhet ndaj kujtdo qoftë fletëparaqitje për shkak të reagimit, mospajtimit . Ti dhe udhëheqja e spitalit e kini gojën plotë ligjshmëri, pse nuk i respektoni rregulloren dhe statutin e spitalit, pse z. Zëdhënës nuk i respektoni bile anëtarët e PDK që udhëheqin spitalin, pse ky injorim i pashembullt ndaj kryeshefit të dep. nëna fëmijë, drejtorit klinik. Këso lloj ndjekjesh, shantazhimesh vetëm këtu mund të bëhen, s’mund ti gjesh as ne Bjellorusi, Kubë a Kinë.
Shumë komike z. Zëdhënës, po më dhimbsesh, po të kuptoj fare mire se duhet ti zbatosh urdhrat e personit “me një nivel te lartë”, mbase dhe më gjerë. Shpifjet, të pavërtetat po i thua Ti z. Zëdhënës në emër të spitalit, duhesh të kesh turp. Vërtetë unë kam marrë detyrën e shefit në pediatri, por për ti rregulluar raportet aty, këtë e di fare mirë edhe ti dhe për këtë flasin , që është më me rëndësi personeli, pacientët.
Ne fund,z. zëdhënës, mos u brengos aq shumë, i mbrojturi yt, mbase do te bëhet “me nivel te lartë”, por mos e ka zanë vona pak. /2lonline/
Dr.Zijadin Hasani, i akuzuar për shkak të reagimit,