Familja e Tefik Rexhepit nga fshati Mal Tërnoc i komunës së Bujanocit po banojnë përkohësisht në një shtëpi mjaft të vjetër në qytetin e Bujanocit dhe po përballen me vështirësi mjaft të mëdha financiare e shëndetësore e që menxi arrijnë të sigurojnë të holla për qiranë dhe barnat e bashkëshortes.
“Kemi 12 vite bashkëjetesë e nuk kemi as fëmijë, pasiqë bashkëshortja Selvije Haziri ka probleme serioze me shëndetin e që konstatimet e mjekëve nuk janë aspak të mira”, theksoi Rexhepi për portalin Titulli.com.
Selvija tregon se jetojnë në një dhomë të vetme dhe të vetmin burim financiar kanë ndihmat sociale me të cilat paguajnë dhomën ku jetojnë e cila nuk i përmbush as kushtet elementare. Ndërsa deri më tani nuk ka ndihmuar askush nga organizatat humanitare vendore.
“Po shpresojmë që ka njerëz të vullnetit të mirë të cilët do të na dalin në ndihmë financiare, ushqimore e veshëmbathje sepse mungesa kemi në çdo aspekt andaj lutemi të na ndihmojnë edhe institucionet lokale”, thana familja Rexhepi.
Ata të vetëm duke u ballafaquar me jetën e vështirë pa përkrahje familjare, Rexhepi shprehet se gjendja e gruas së tij sa shkon e përkeqësohet, që përshkak financave nuk po mundet të mjekohet.
Ata tani jetojnë në qytetin e Bujanocit në një dhomë të vetme në rrugën që shpien drtejt tregut.
Personat që dëshirojnë të ndihmojnë familjen Rexhepi mund të kontaktojnë me kryefamiljarin në këtë numër telefoni:063 74 77 241, 063 130 58 97
BURIMI: Titulli.com