Vetëm dy muaj pasi legjenda Fadil Vokrri u nda nga jeta, Kuvendi Komunal i Prishtinës kishte vendosur që stadiumi i kryeqytetit të mbaj emrin “Fadil Vokrri”.
Mbi 8 milionë euro u investuan nga shteti e komuna, për t’ia mundësuar Kombëtares së Kosovës dhe klubeve që të kenë mundësi të luajnë ndeshje ndërkombëtare në këtë stadium.
Kosova ka zhvilluar 8 ndeshje në Prishtinë dhe nuk ka pësuar asnjë humbje, ka 6 fitore dhe 2 barazime.
Testi më i madh për “verdhekaltrit”, padyshim është ai kundër Anglisë, që zhvillohet më 17 nëntor.