Këshilli komunal i komunës së Bujanocit ka votuar për kryeshef të ri të administratës, Fadil Halitin, punëtorë disa vjeçar në administratën komunale.
“Në Seancën e VIII të Këshillit komunal, duke u bazuar në Konkursin e rregullt për zgjedhjen e kryeshefit, anëtarët e Këshillit komunal votuan njëzëri Fadil Halitin për kryeshef të ri të Administratës komunale”, thuhet në njoftimin e komunës së Bujanocit.
Fadil Haliti ka ushtruar postin e kryeshefit të administratës komunale nga momenti i tërheqjes nga kjo detyrë e Ismail Pajazitit.
BURIMI: Titulli.com