Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike njëkohësisht dhe zv. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Dardan Gashi, në ditën e parë të vizitës zyrtare në ShBA, ka takuar artistin dhe fotografin e mirënjohur, Fadil Berisha.
Së bashku me Konzullen e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York, Teuta Sahatçiu në ambientet e Konsullatës, Berishës ju nda edhe çmimi traditional “Mërgimtari i Vitit”.
“Bashkatdhetarët tanë si z. Fadil Berisha janë duke i dhënë imazhin më të mirë kombit shqiptar nëpër vendet ku jetojnë dhe veprojnë. Me punën e tyre dhe sukseset e jashtëzakonshme të arritura jane bërë shembull i integrimit dhe promovimit të vlerave të kombit tonë”, tha Ministri Gashi.
Ndërsa Berisha, puna e të cilit flet vëllime i emocionuar tha: ‘Kam fituar shumë çmime – por ky është më i dashuri sepse është afër zemrës”.
Fadil Berishës retroaktivisht për kontributin e tij në promovimin e kulturës shqiptare në botë dhe sukseset në lëminë e fotografisë i më 2 gusht të vitit 2017 i është ndarë çmimi “Mërgimtari i Vitit”, çmim i përvjetshëm që ndahet në bazë të Rregullores 2/2016 MeD për Ndarjen e Çmimit Mërgimtar i Vitit.
Gjatë vizitës në ShBA, Ministri Gashi do të realizojë takime me komunitetin shqiptar në Neë York dhe Ëashington si do të realizojë takime me Kongresmenë, State Departamentin e ShBA dhe Odën Amerikanë të Ekonomisë – Drejtorinë për Evropë.