DYLON

Arrestohet shtetasi i Serbisë, kishte në posedim heroinë

Arrestohet shtetasi i Serbisë, kishte në posedim heroinë
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, njësitet anti-drogë që veprojnë në Gjilan, pas pranimit të informatës nga njësiti i hetimeve nga pika kufitare “Dheu i Bardhë”, iu kanë përgjigjur rastit dhe ka dalë në vendngjarje ku ka takuar të dyshuarin, serb, shtetas i Serbisë, i arrestuar nga zyrtarët policor të pikës kufitare.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se është njoftuar prokurori i shtetit, i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit, ku janë gjet prova se sasinë narkotike e kishte blerë ne Kosove nga një person i panjohur.

Ai është sjellë në Gjilan, ndërsa është bërë matja e kësaj sasie të dyshuar narkotike e llojit heroinë, me peshë të përgjithshme prej 2.64 gram.

EkoHigjiena

Me urdhër te prokurorit të shtetit nga Prokuroria Themelore, të njëjtit iu është lëshuar urdhri i ndalimit për 48 orë dhe rasti mbetet nën hetime.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.