/2L ONLINE/ – Me qëllim të identifikimit të gropave septike, atyre për ujitje etj, të cilat paraqesin rrezik për jetën e qytetarëve, nën organizim të Ekipit të Veprimit për Siguri në bashkësi në Viti, është mbajtur një takim me anëtarët e këtij mekanizmi. Pjesëmarrësit kanë identifikuar një numër të zonave paraqesin rrezik për qytetarët, për të cilat të njoftohen organet kompetente që të ndërmarrin masa në izolimin e tyre që të mos ketë kontakte me qytetar. EVSB në Viti ka diskutuar edhe për disa pika të tjera më rëndësi, që kanë të bëjnë kryesisht me sigurinë dhe mirëqenien qytetare. /2L ONLINE/