Kosova do të jetë pjesë e garës në Eurobasket 2021 dhe Përfaqësuesja e Kosovës po vazhdon përgatitjet intensive.
Përzgjedhësi i Kosovës, Damir Mulaomeroviq ka kërkuar angazhim nga lojtarët edhe në stërvitje, duke theksuar se përballjet nuk do të jenë aspak të lehta dhe njëkohësisht shumë të rëndësishme.
Kapiteni i Kosovës, Dardan Berisha, ka folur për gjasat e Kosovës për kualifikim. “Sa kanë gjasa kundërshtarët tanë, ashtu edhe ne kemi gjasa. Ne do të mundohemi të bëjmë paraqitje sa më të mirë. Por, shpresoj se me ndihmën e publikut do t’ia dalim. Ndeshja e parë është shumë e rëndësishme dhe do të mundohemi të fitojmë. Sidoqoftë, angazhimi ynë nuk do të mungojë dhe do të japim 100 % nga vetja”, theksoi Berisha.
Dardanët më 3 gusht janë mysafirë të Luksemburgut, më pas e presin Britaninë e Madhe më 7 gusht dhe Luksemburgun më 14 gusht, kurse ndeshja e fundit është kundër Britanisë në udhëtim më 17 gusht.