Është nisur sot edhe një ekip i Forcës së Sigurisë së Kosovës, për të mbështetur operacionet e Kërkim-Shpëtimit të kontingjentit të FSK-së, në Zonën e Operacionit në Republikën e Turqisë, bëhet e ditur në një njoftim të FSK-së.
Ekipi i përbërë nga oficeë e nënoficerë do t’i bashkohet kontingjentit për të mbështetur operacionet me personel dhe pajisje specialistike të punës që do të ndihmojnë në zhvillimin sa më efikas të operacioneve. /2LONLINE/