Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe përfaqësues të OEK, AKB-së, BSPK-së dhe KES-it, kanë nënshkruar kontratën e përgjithshme kolektive, e cila përcakton të drejtat, obligimet dhe përgjegjësinë e punëdhënësit dhe punëmarrësit. Kryeministri Thaçi, pas nënshkrimit të kontratës pohoi se kjo marrëveshje ka rëndësi të veçantë pasi që rrit stabilitetin e punëtorëve në vendin e tyre të punës.
Ai po ashtu tha se Qeveria e Kosovës do të jetë garantuese e zbatimit të kësaj marrëveshje.
“Nga kjo marrëveshje e cila ka dobi të madhe do të përfitojnë punëdhënësit dhe punëmarrësit dhe se do ta përmirësojë klimën e tregut në vend”, pohoi ai.