Komuna e Kamenicës përmes një njoftimi ka bërë me dije se është ndarë nga jeta Halil Ibishi.
Ibishi ka qenë pjesë e stafit të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
“Kolegët e Komunës së Kamenicës, i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve të të ndjerit dhe gjithë atyre që e njohën dhe punuan me të.
Halili ishte personifikim i urtësisë, i punës dhe si të tillë do ta kujtojmë gjithmonë.
I lehtë i qoftë dheu”. /2LONLINE.com/