DYLON

Komuna e Bujanocit shtrëngon masat ndaj Covid-19

Komuna e Bujanocit shtrëngon masat ndaj Covid-19
Avatar photo Redaksia

Shtabi për situata të jashtëzakonshme i komunës pas shqyrtimit të raportit të Drejtoreshës së Shtëpisë së Shëndetit Dr. Daliborka Pavlloviç lidhur me gjendjen epidemiologjike në komunën e Bujanocit si pasojë e përkeqësimit të gjendjes me virusin korona ka aprovuar masa të reja në luftën kundër COVID-19.

Me propozim të drejtuesit të Shtabit, Nagip Arifit, përveç masave të aprovuara nga Qeveria të gjitha ndërmarrjet publike dhe administrata lokale duhet të përshtatin orarin e punës që gjysma e punëtorëve të punojnë një ditë dhe pjesa tjetër ditën tjetër.

Gjithashtu masat e reja ndalojnë rreptësishtë hyrja e çdo personi pa maska në NP dhe Administratën lokale.

EkoHigjiena

Sipas Drejtoreshës Dr. Pavlloviç, gjendja momentale në Komunën e Bujanocit sa i përket Covid-19 është tejet e përkeqësuar dhe numri i të infektuarve deri më 15. 11.2020 është 291 të infektuar dhe janë në pritje edhe 20 rezultate.

BURIMI: Titulli.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.