Në Kamenicë për herë të parë me fushë profesionale, të ofruar nga Federata e Basketbollit të Kosovës, përfundon me sukses gara e Streetball 3×3.
Shumë simpatizues të këtij sporti u mblodhën së bashku në amfiteatrin e qytetit për të ndjekur gjithsej gjashtë ekipe që ndanë fushën së bashku duke garuar për gjuajtje për tre pikë.
Deri në orët e vona, me një super energji e gjuajtje të sakta, ekipet e Streetball u duartrokitën nga shikuesit, të cilët kanë ndjekur lojën deri në fund.
Në këtë aktivitet, pjesëmarrës ishte edhe Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, së bashku me stafin e tij, i cili ka ndarë edhe shpërblimet për triumfuesit e lojës.
Pas një spektali e gare interesante, në vendin e parë u radhitën Yll Kastrati, Dilon Latifaj, Eron Matoshi dhe Jon Hoda.
Kurse, si fitues të vendit të dytë u zgjodhën Labinot Dërmaku, Edon Dërmaku, Lavdrim Dërmaku dhe Taulant Lenjani. /2LONLINE/