Në kuadër të agjendës zyrtare për Përvjetorin e Pavarësisë, në Kamenicë është mbajtur edhe turneu tradicional në ping-pong, i cili organizohet për nder të profesorit Musa Thaçi.
Shumë sportistë pjesëmarrës, të cilët kanë garuar me njëri-tjetrin për titullin e fituesit të këtij turneu. Në fund të garës finalist është shpallur Naser Hasani. Kurse në vendin e dytë është radhitur, Bjondina Hasani, dhe në atë të tretë, Xhelal Bislimi.
Turneu i pong-pongut në kuadër të përvjetorëve të Pavarësisë së Republikës së Kosovës tashmë ka vite që organizohet, duke u kthyer në turne tradicional që çdo herë e më shumë po ngjallë interesim, jo vetëm për sportistët por edhe ata që duan ta ndjekin nga afër. /2LONLINE/