Është hapur aplikimi për raundin e dytë të projektit “The bridge”.
Të drejtë për të marrë pjesë në këtë projekt kanë të gjithë nxënësit e shkollave të mesme nga Komuna e Kamenicës.
Ky projekt përfshinë dhjetë module trajnimi falas.
Aplikacioni është i hapur deri më datën 06 Mars.
Ndryshe projekti në fjalë është i mbështetur nga Ambasada Amerikane, ku qëllimi kryesor i programit është përdorimi dhe promovimi i gjuhës angleze si gjuhë e përbashkët për të stimuluar bashkëpunimin ndëretnik në fushat sociale, akademike dhe profesionale mes të rinjve kosovarë, duke forcuar kështu kohezionin socio-kulturor dhe tolerancën e Kosovës, bashkëpunimin akademik, perspektivat ekonomike dhe integrimin ndërkombëtar të rinisë së saj, dhe rrjedhimisht të gjeneratave të saj të ardhshme.
Aplikoni në linkun e mëposhtëm.