“Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të Komunës së Gjilanit dhe Shkollës së Mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Sahit Baftiu”, bazuar në thirrjen publike nga Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari, është bërë subvencionimi me 5 krerë gjedheve për fermerët e Komunës së Gjilanit”, ka bërë me dije, Bajram Isufi, drejtor i Drejtorisë për Bujqësi në Komunën e Gjilanit.
“Ne si drejtori, së bashku me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, jemi të përkushtuar që fermerëve tanë t’iu krijojmë kushte sa më të favorshme për mbarëvajtjen dhe kultivimin e gjedheve të racës Simental, një racë e cila ka potencial të lartë të qumështit dhe mishit”, ka thënë drejtori Isufi.
Ai ka falënderuar menaxhmentin e shkollës për bashkëpunimin konstruktiv dhe për kultivimin e kësaj race, si dhe ka uruar të gjithë fermerët përfitues, duke mbetur me shpresë që këto gjedhe të ruhen e kultivohen në mënyrë që kjo racë të mbarështohet dhe të përdoret për ngritjen e mirëqenies së familjeve tona. /2LONLINE/