“Eron Isufi do t’i mbrojë ngjyrat e KF Rilindja për pjesën e mbetur të këtij sezoni në formë huazimi”, njofton FC Drita.
Marrëveshja është arritur mes dy ekipeve dhe kështu Eroni mund të ndihmojë klubin e Rilindjes në vazhdimin e sezonit pranveror, si dhe të përfitojë më shumë përvojë dhe minuta loje, thuhet tutje në njoftim.
“Suksese KF Rilindja dhe Eron”, thuhet në fund të njoftimit të skuadrës bardhekaltër. /2LONLINE/