Drejtues të Sport Club Gjilani, kanë bërë me dije se kanë angazhuar në radhët e saja futbollistit Ergys Kaçe.
SC Gjilani dhe mesfushori kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për një sezonë, me mundësi vazhdimi për një sezonë tjetër.
Kaçe vjen te SC Gjilani pas një karriere të pasur në klube të njohura në Greqi si Paok, Panathinaikos, AE Larisa, Aris Saloniki dhe së fundmi te PS Kalamata. Për një sezonë ishte pjesë edhe e klubit të njohur Viktoria Plzen, si dhe te klubi shqiptar Partizani nga Tirana.
“30 vjeçari ishte pjesëmarrës në kampionatin evropian në Francë në vitin 2016 me kombëtaren shqiptare dhe në skuadër vjen si një vlerë e shtuar për repartin e mesfushës”, thuhet tutje në njoftimin e klubit.
Ai është pritur nga drejtori sportiv i klubit Ertan Demiri, i cili i ka uruar Ergysit mirëseardhje dhe njëherit shumë suksese në objektivat të cilat i ka vënë para klubi SC Gjilani. /2LONLINE/