Edhe pafundësisht të shkruhet epoka Demaçiane është e vështirë të portretizohet dhe të zhveshët ashtu si duhet dhe të shtjellohet mbi bazën shkencore dhe historike. E themi këtë për dy arsyeje të veçanta të cilat marrin kohë dhe hapësirë por përveç kësaj dhe disonanca krijon pamundësi për një vështrim realist dhe pa qenë i ndikuar.
Epara ose fakti i të jetuarit në një kohë kur jeta kishte çmimin evet dhe ngritja mbi këtë çmim dhe e dyta refleksioni përtej një Kosove të vogël dhe të panjohur ndërkombëtarisht.
Epoka Demaçiane më shume se sinonim është ide projekt,platformë që historia e Evropës pak njeh projektues të kësaj filozofie. Filozofia Demaciane për dallim prej të tjerëve të Ballkanit e më gjerë ka konceptin jo figurën idenë jo individin me një fjalëtërësinë dhe lirinë si aspekt fondamentaljetësor.
Analizat historike e shkencore nise mbi substancën eveprimit dhe fakto grafisë si element bazë për ndërtimin e ngjarjeve dhe përjetimeve në kohë duke sintetizuar fondamentin e tëarriturave mbi bazën e shpërfaqjeve tokësore të ngjarjeve,kohërave, rezultateve,momenteve,kthesave e shumë faktorë tëtjerë. Nga këto premisa epoka Demaçiane ruan ndërtimin e një kompleksiviteti shtetëror të konfiguruar natyrshëm mbi idenëuniversale e që janë të drejtat për gjithënjerëziminpa dallim..
Kjo dhe është arti qëgjysmën e dyte të shekullit XX dhe fillimi e shekullit XXI e kthejnë nëidenë, programin që kalonte pragun eindividit tëshikuar nga këndi i paqes dhe stabilitetit të popujve.
Deamaçianët paraqesin filozofin praktike të rezistencës aktive deri në çlirim por edheluftën për drejtësi për të gjitha pa dallim etnie që nga kultura Evropiane është filozofi e re dhe shume e rëndësishme për emancipimin ballkanik e përtej saj.Studiuar këtë filozofi del në pah humaniteti dhe emancipimi shoqëror që botës së alarmuar i ndihmon në rrugëzgjidhje përtej individit dhe mundëson zgjidhje të pranueshme nëçdo moment.
Historia eshqiptarëve njeh epokën e Skënderbeut, epokën e rilind aseve që bënë kthesë dhe tani lirshëm mbi çfarëdo baze shkencore shohim epokën e kthesës që në trajtimin historik kemi Epokën Demaçiane.
II
Madhështia e një populli nuk qëndron tek forca e tij, as te madhësia e tij… Madhështia e njëpopulli qëndron tek shpirti i tij. Vetëm një popull me shpirt të madh mund të lind njerëz tëmëdhenjtë, njerëz që kohën e tyre e kthejnë në epokë të njerëzimit, njerëz që nga thjeshtësia e tyre, ngritën e bëhen heronj të kohës së tyre. I tillë ishte baca Adem. Ai u ngrit nga vegjëlia, sfidoi regjimin më te tmerrshëm të kohës dhe si një yll ndriçoi shpirtin dhe mendjen e njerëzve të shtypur, njerëzve të përbuzur e të nënçmuar, njerëzve që kërkojnë dhe meritojnë lirinë.
Ai e shënoi epokën e tij, me guxim, me dije, me humanizëm… Ai e sfidoi vuajtjen, e sfidoi dhembjen e trupit e shpirtit, robërinë e ktheu në luftë për liri…
Ky njeri i këtij populli të vogël në numër, ndriçoi si një rreze dielli në qiellin e turbullt tëEvropës. Ai i dha njerëzimit shembullin e njeriut të mirë, shembullin e mundësive të pafundëta njerëzore… Jetën e tij dhe veprën e tij e ktheu në një epokë të njerëzimit, vuajtjet e tij i shndërroi në një besim për njeriun (tamam si Jezusi), fjalët e tij u shndërruan në një dashuri për kombin e për njerëzimin…
Kreatori i politikës moderne në Kosovë dhe projektuesi i saj Ukshin Hoti për të gjallë të Adem De maçit shkruan citoj, vazhdon shkrim
…Për këtë shkak figura e tij e rëndomtë në mënyrë gati të padiskutueshme kaloi në legjendë; u tret në shpirtin e gjallë të popullit dhe u mishërua me ëndrrën e tij shekullore; De maçi dhe populli u bënë një. Nuk ishte më tutje vetëm një bir i denjë i popullit, por gati vetë populli. Për politikën tani e tutje ishte i rrezikshëm, për aq sa ishte i rrezikshëm vetëdijesimi politik i popullit shqiptar. Dhe këtë ai e artikuloi me inteligjencën e tij të mprehtë; me shpjegimet e thjeshta, por definitive dhe të prera; me referencat e tij- shpatë që copëtonin, por që nuk thernin.
Më mirë dhe fjalim profetik se Ukshin Hoti për Demaçin është e vështirë të gjendet në shkrimet tona. Ukshin Hoti si politikan,,orator, shkencëtar Adem Demaçin e zbërthen deri nëimtësi dhe tregon për peshën që ka ky njeri i shndërruar në mit.
Kjo profeci e Ukshin Hotit për Demaçin e bënë të paprekshëm shekullin e kaluar vetëm sa i shton realitetin dhe diferencën ndaj të tjerëve dhe vlerësimit kohë.
Epoka Demaçiane ka vijëmsinë iku dy pole te ndryshme i kap natyrshëm dhe i përçon në vlerën njerëzore. Koncepti i tillë shtrihet përtej krijesës njerëzore qa ai e koncepton tëmadhërishëm dhe të paprekshëm nga askush pra ai nuk njeh pushtues, as edhe barbar tëçfarëdo ngjyre të jenë.
Kush më mirë se në epokën e tij u ngrit mbi dallimet njerëzore, mbi të drejtën e popujve për të qenë të lire dhe nga kjo kemi qëndrueshmërinë deri në flijim për civilizimi evropianë dhe jo vetëm kaq mbi vlerat universale të qytetërimit botëror.
Përmendët shpesh Nelson Mandela apo filozofia e Mahatma Gandit dy figura emblematike të një procesi jo të lehtë që bota thirren herë pas here në vlerat e tyre.
Demaçi apo Demaçianët tani kanë krijuar dimensioni epik, lirik, patriotik të një kohë pa kohë ku regjimi shtypte pa zhurmëqasjen kombëtare ende pa filluar mirë. Por koncepti Demaçian nuk ka pikëpresje deri në realizimin e aspiratave shekullore.
U bë jetë, zhvillim, prosperim, forcë dhe vetëdijesim deri në ngritjen enjë niveli që për shekullin ekaluar i kalonte përmasatballkanike. MisioniDema cian nëse përkthehet në thjeshtësi ka rregullimin shtetëror,humanitetin dhe arsyen si shprehje e mos dallimit të racave njerëzore.
Këtu dhe qëndron madhështia ekësajfilozofie e shndërruar nëplatformë dhe art i prosperimit të popujve për të qenë të lirë dhe tëbarabartë.
III
Adem Demaçi ka lënë shumë në historinë e tij. As’është profeci apo thënë qartë platformë kjo mbrojtje në Gjykimin e parë në mars të vitit 1959 po citoj:
“Prej këtu ku jam, po iu them edhe një herë se; nëse Serbia e Jugosllavia nuk heqin dorë nga okupimi i Kosovës dhe nëse nuk lejojnë që Kosova të shkëputet nga Jugosllavia e t’i bashkohet Shqipërisë, atëherë nuk do të ketë paqe as në Ballkan, as në Jugosllavi e as në Serbi.
Nëse Serbia do të vazhdojë me këtë politikë ndaj shqiptarëve, një ditë Serbia ka për t’u bërë shkaktare e shpartallimit të krejt Jugosllavisë dhe në fund do të mbetet edhe pa Kosovën. Kaq.”
Epoka Demaciane parashikoj edhe fundin e një sistem totalitar. A nuk është profetike parashikim I Demaçit se si do të ndodh me sistemin e kalbur Jugosllav.
Në cilën pjesë të historisëgjenë figura të tilla qëbëjnë njësh me popullin dhe vetëpopullimerë mbi supe përgjegjësit historike duke u bazuar në veprimet konkrete të Demçianëve.
Edhe Metush Krasniqi bashkëveprimtar dhe ndjekës i kësaj rruge thekson po citoj
“Për mua dhe Adem Demaçin synim jetësor ka qenë bashkimi kombëtar. Me Adem Demaçin jemi pajtuar se qëllim jetësor i yni ishte çlirimi i Kosovës dhe Viseve tjera shqiptare të pushtuara nga Jugosllavia dhe bashkimi i tyre me Shqipërinë. Ndërsa, sa i përket sistemit komunist në Shqipëri, ishim të bindur se nuk do të duhej të merreshim me të sepse ai, me kohë, do të binte”.
Demaçianët ideologji kishin bashkim kombëtar dhe përtej saj synonin mirëqenien e Ballkanit dhe futjen e saj në vendet me civilizim.Pra aty nuk kishte urrejtje as hakmarrje ,ky është fakti që e bënë të dallueshëm këtë epokë të rëndësisëhisterike. Paramendoni 28 vjet burg dhe urrejtja nuk ekziston.Filozofia që i duhet edhe sot Evropës sëcivilizuar. E ardhmja do të tregoj në cilindo fushë se epoka e Demaçit i dha fund klithjeve çnjerëzore të atyre që bënë padrejtësi, të atyre që jetonin me gjuhën forcës, të atyre që nuk njihnin të drejtat dhe liritë njerëzore.
IV
Për fund pak më ndryshe kur vdes Ati i shenjët,
Ati im sot u përcolle në varrezat e dëshmorëve. Ani Atë mos ke mërzi ata që dje ty të shanë edhe sot nuk ishin tek ti. Kishin mbajt mëri Atë, por ti s’mban inat. Edhe pa i pyetur fare re në burg, ishe veç 28 vjet. Atë edhe kur tregoje se fitorja po troket ata s të besonin, edhe kur ti flisje për Ushtri ata s të besonin prandaj Atë kuptoj kanë mbetur të harruar dhe e di që ti s’mban mëri. Ati im i shtrenjtë as edhe lule s të vendosën sepse kanë bërë be në Jezu Krishtin e dikush në Muhametin por s ka rëndësi ti i ke falur herët se që moti kishin vdekur.
Atë për mua për Kosovën fali edhe sot e nesër. Je mësuar për të falur.