Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Foniqi, me rastin e ndarjes nga jeta të ish –kryetari të shoqatës së bashkatdhetarëve të Dobërçanit “17 Shkurti”, me seli në Zvicër, Enver Foniqi. Në telegram, thuhet:
“E nderuara familje Foniqi,
Të nderuar anëtarë të Shoqatës “17 Shkurti”,
Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të shoqatës së bashkatdhetarëve të Dobërçanit “17 Shkurti”, me seli në Zvicër, Enver Foniqi.
Enver Foniqin do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm në të mirë të fshatit Dobërçan, duke realizuar projekte të shumta për jetë më të dinjitetshme për banorët atje.
Familje e nderuar dhe anëtarë të shoqatës “17 Shkurti”, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut të mirë, punëtor, të ndershëm e të dashur.
Lamtumirë, miku im!”, thuhet në telegram./2LONLINE.com/