Emini: 2016-ta, ndër vitet me arritjet më të larta të procedimit të lëndëve

/2L ONLINE/ – Fatbardha Emini, drejtoresh e Drejtorisë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë e Komunës së Vitisë, ka mbajtur sot një konferencë të rregullt për shtyp. Gjatë kësaj konference ajo ka folur për punën e kësaj drejtorie, konkretisht të arriturat dhe sfidat e saj gjatë vitit të shkuar. Po ashtu ajo ka folur edhe për planet e DKGJP-së për këtë vit.

Emini ka folur edhe për vitin 2016 duke e cilësuar atë si ndër vitet me arritjet më të larta të procedimit të lëndëve. “Viti 2016 ka arritur rekord në shqyrtimin e lëndëve dhe atë me rreth 13 mijë lëndë të të shqyrtuara në drejtorinë për kadastër, gjeodezi dhe pronë. Këto kërkesa kanë qenë nga palët për shërbime të ndryshme si për shembull: transaksione pronësore, për hipoteka, ndarje, bashkim, fleta poseduese kopje plani etj”, u shpreh Emini.

Ajo ndër tjerash ka folur edhe për punë të tjera të cilat janë realizuar në këtë drejtori duke thënë se të arriturat në këtë drejtori vijnë si rezultat i angazhimit të stafit të saj.

“Gjatë vlerësimeve të ndryshme që kemi pasur gjatë monitorimit nga Agjensioni Kadastral ku është vlerësuar drejtoria jonë, zyra kadastrale komunale një ndër zyrët me një performancë jashtëzakonisht të mirë dhe se e gjithë puna është për brenda kornizave ligjore që parashihen në punën që rregullojnë këtë fushë. “, potencoi Emini.

Ajo bëri me dije se për kundër ulje se taksave për 70% kjo drejtori ka pasur një realizim të madh të hyrave dhe atë mbi 133%. Ndër tjerash ajo përmendi edhe punën e bërë nga kjo drejtori për Promovimin e të Drejtave Pronësore të Barabarta me USAID-in Amerikan si dhe evidentimin e pronave komunale që për herë të parë është bërë në komunën e Vitisë me projektin DEMOS.

Duke folur për planet e kësaj drejtorie për këtë vit ajo tha se kjo drejtori synon të ofroj shërbime edhe më të shpejta në këtë drejtori si dhe të rris të hyrat.

Kurse tha se me USAID-in Amerikan do të realizohet edhe një projekt në digjitalizimin e kadastrit. Kurse gjatë kësaj konference për media ajo ka folur edhe për sfidat e kësaj drejtorie duke potencuar se një ndër sfidat kryesore është mungesa e të dhënave kadastrale nga viti nga viti 1985 deri 1999 të cilat janë marrë gjatë luftës nga shteti serb. /2L ONLINE/

KOMENTE