DYLON

Haziri ngushëllon familjen Mahmuti me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit, Lulzim Mahmuti

Haziri ngushëllon familjen Mahmuti me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit, Lulzim Mahmuti
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri ngushëllon familjen Mahmuti me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit, Lulzim Mahmuti

Me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit Lulzim Mahmuti, kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Mahmuti.

EkoHigjiena

Telegram ngushëllimi

E nderuara familje Mahmuti, 

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të aktivistit e veprimtarit të madh të kauzës për liri, pavarësi dhe demokraci, Lulzim Mahmuti.

Luli gjatë kohës sa jetoi, punoi me zell për të mirën e përgjithshme, duke qenë shembulli më i mirë i një veprimtari, familjari, shoku e kolegu!

LDK e Gjilanit humbi veprimtarin e palodhur dhe besimtarin e familjes politike.Luli i LDK-së njihej çdokund. Lamtumirë, mik i dashur!Falna mundin e shpirti juaj i bardhë të pushoj në paqe.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Mahmuti, shokëve, miqve e bashkëveprimtarëve! /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.