DYLON

Mos i ndani bajamet nga dieta juaj ushqimore

Avatar photo Redaksia

Bajamet njihen për cilesinë e lartë të proteinave, fibrave dhe yndyres që përmbajnë por rëndësi të veçantë ka gjithashtu dhe fakti që janë ushqim pa kolesterol. Ato janë burim i Vitamines E, në formën e alfa-tokoferolit dhe janë të pasura në antioksidantë, magnez, kalcium dhe kalium. Tek bajamet gjendet dhe manganes dhe fosfor.

Ndryshe nga bajamet e ëmbla ato të hidhura nuk përdoren për konsum nga njeriu por janë shumë të vlefshme në fushën e kozmetikës ku mund t’i gjeni në formë vaji apo parfumesh. Një përdorim tjetër është dhe përdorimi esencë aromatike në prodhimin e likereve etj.

EkoHigjiena

Bajamet kanë shumë kalori dhe nuk rekomandohet ngrenia e tyre në sasi të mëdha pas ushqimit, por rekomandohet perzjerja me fruta të fresketa (në sallatë). Lëkura e bajameve ka veti irrituese dhe është mirë që të hiqet para konsumit, duke e lënë në ujë për 1-2 orë. (studimet tregojnë se duhet të konsumohen megjith lëkurë për përfitimin e plotë të vlerave ushqyese)

Sipas studimeve në qoftë se konsumoni rreth 10-15″>10-15 kokrra në ditë ulet kolesteroli me 14%. Kosumimi i bajameve ka dhënë rezultate në mjekimin e konstipacionit. 10-15″>10-15 kokrra bajame në darkë ndihmojnë në daljen jashtë në mëngjes.

Bajamet mund të jenë tepër efektive edhe në rastet e acarimit të lëkurës, vaji i bajames i përzjerë me ujë , freskon lëkurën, ndalon krruajet. Vaji i tyre përdoret për të rigjeneruar lëkuren për të kuruar rënien e flokëve, zbokthin, hollimin e flokëve.

Bota Sot

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.