Të gjithë e njohim atë arome që na ndjek nga pas në përfundim të një mbrëmjeje jashtë në bare, darke rreth zjarrit ose një mbrëmjeje vere në koncert.
Kjo aromë aspak e këndshme ju ndjek në shtëpi dhe duket sikur mbështjell çdo gjë që prekni. Por, si mund të shmanget aroma e tymit të duhanit nga rrobat?
Më poshtë gjeni disa udhëzime:
Ajrosja
Gjëja e parë për të cilën ka nevojë një veshje e “tymosur” nga duhani është ajri i freskët. Vareni veshjen në një zonë të ajrosur mirë … ideale do të ishte ta nxirrni në mjedise të jashtme. Është e habitshme se çfarë mund të bëjë dielli dhe ajri i freskët.
Sodë buke
Vendosni rrobat në një qese me mbyllje të veçantë ku ka hapësirë të mjaftueshme për të lëvizur brenda. Nëse nuk keni një qese të tillë në përmasë të mjaftueshëm, mund të përdorni edhe një qese plastike pazari ose qese mbeturinash.
Shtojini ½ filxhan sode buke, mbylleni ose lidhni qesen në mënyrë të sigurt, jepni një lëvizje të shpejtë dhe lëreni të qendrojë ashtu gjatë natës. Kjo do t’i japë kohë sodës së bukës për të thithur erën. Pasi ta keni lënë për një kohë të caktuar, nxirreni qesen jashtë, hapeni dhe shkundni veshjen për ta pastruar nga soda.
Në makinë larëse:
Përdorni Uthullën para larjes
Para se t’i lani, lërini rrobat tuaja për pak kohë të zhytyra që të eliminon erën. Shtoni 1 gotë uthull në lavaman ose legen, pastaj mbusheni me ujë të ngrohtë. Shtoni disa pika të vajit tuaj të preferuar esencial për një aromë të freskët. Lëreni veshjen për 30-60 minuta, pastaj lajeni sipas udhëzimeve.
Lëng limoni
Lëngu limonit të freskët mund të bëjë mrekulli për të gjitha llojet e qëllimeve të pastrimit, sidomos në lavanderi. Zbardh veshjet e bardha dhe gjithashtu heq të gjitha llojet e aromave, si p.sh. edhe tymin e duhanit, vetëm duke shtuar ½ filxhan lëng limoni në larje.
Vodka
Alkooli është një pastrues i fuqishëm i aromave dhe i sigurt edhe për veshjet delikate. Hidhi ½ filxhan vodka në larje për të eliminuar edhe aromat më të vështira.