Këto ditë, pas shpalljes së rezultateve për kryetar të Komunës së Dardanës, u pa se elektorati dardanas konfirmoi bindshëm besimin për kryetar Qëndron Kastratin. Për çka edhe vete qyteti I kësaj komune, ka pamje dhe frymon ndryshe, thonë në përgjithësi qytetarë të kësaj komune!
Shkruan: Rexhep Hasani
“Elektorati dardanas, ka treguar maturi dhe pjekuri politike”, thonë qytetaret, pa u ndierë keq edhe votues të cilët nuk kanë votuar pro Kastratit. Sipas tyre, ata duhet të ndihen qetë dhe të jenë të pajtuar me realitetin demokratik që tregoi qytetari në përzgjedhjen e tij. Një qytetar dhe shok yni – kolegë gazetar, tregon se qytetaret dardanas, në asnjë rrethanë nuk kane ra pre e matrapazëve politikë, dhe kanë gjykuar me gjakftohtësi të gjitha situatat dhe prapaskenat e liderëve partiakë të komunës.
Ai dhe shume tjerë-qytetarë pa dallim, kanë votuar ata kandidatë që vlerësojnë dhe që i përmbushin premtimet elektorale, e që në fakt, doli të jetë më i preferuar për ta, Qëndron Kastrati, I cili vjen nga radhët e Lëvizjes Vendvendosje.
Me një fjalë, shumica e elektoratit u ka besuar fjalëve të një lideri qe sapo u konfirmua për kryetar komune, dhe ndëshkuan ata që për shumë vjet rresht luajtën me fatin e kësaj komune, pra u kthyen shpresat për ndryshime pozitive në Komunën e Dardanës.
Shumica e qytetarëve të Dardanës, thonë pa drojë se, partitë të dështuara politike, me liderë të korruptuar dhe tejinkriminuar partiakë janë e keqja më e madhe e kësaj komune. Andaj, qytetarët e respektuar të Dardanës, janë përcaktuar për kandidatin që mund të sjellë perspektiven e të rinjve në komunën e tyre, e që ra të jetë, Qëndron Kastrati I cili do të menaxhoje Komunën e Dardanës për katër vitet e ardhshme.