Ekuacioni i demarkacionit
Arsim Kastrati
Dështon demarkacioni – zgjedhje të parakohshme?
Zgjedhjeve të parakohshme i gëzohet opozita;
Zgjedhje të parakohshme, para ngritjes së aktakuzave nga Gjykata Speciale për krime të luftës në Kosovë do të dëshironte edhe PDK-ja;
Dështon demarkacioni – s’ka liberalizim të vizave;
Dështon liberalizimi i vizave – le të dështojë nëse kusht për të është dhënia e territorit;
Dështon demarkacioni – a dëmtohet shteti? Nëse me dështimin e demarkacionit rrezikohet integriteti politik i shtetit atëherë kujdes se çka po bëjmë! A është kjo gjë në pyetje?
Cila e panjohur po e shtynë përpara krizën politike në Republikën tonë?
A është demarkacioni problematik, gogoli i Gjykatës Speciale apo ka edhe diçka më të madhe si mundësia që të gjithë nacionalistët e Ballkanit po punojnë e po presin për ndonjë hallakatmë të madhe?
Jetësimit të këtij skenari më së shumti do t’i gëzoheshin padyshim Dodiku i Bosnjës, Nikoliqi i Sërbisë dhe Georgijevski i Maqedonisë, pa harruar të shtojmë këtu edhe “babanë” e tyre Vladimir Putinin e Rusisë.
Edhe BE-ja me pavendosmërinë e saj dhe kushtet e padrejta karshi nesh nuk është e pafajshme për atë që po ndodhë në Kosovë dhe në tërë Ballkanin i cili gjithnjë e më shumë po i afrohet zonës së rrezikshme të luftës.
Me t’mira ishalla!