Sonte është hapur ekspozita fotografike ”Kosovo-thin ice”, e fotografit italian, Riccardo Venturi, që paraqet përmes fotografive situatën në Kosovë në kohën e luftës në vitin 1998-1999 dhe tash njëzet vite pas.
Pjesë e kësaj ekspozite përveç shumë qytetarëve dhe njerëzve të artit, ishte dhe vet ambasadori italian në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.
Ai këtë ekspozitë me fotografi e cilësoi si një hap të mirë dhe një evolucion pozitiv që ka ndodhur gjatë këtyre njëzet viteve në Kosovë.
E autori i ekspozitës, fotografi Italian, Riccardo Venturi tha se qëllimi kryesor i këtyre fotografive, është me paraqitë situatën si ka qenë në Kosovë në kohën e luftës, dhe tash rrugëtimin e të rinjve dhe qytetarëve 20 vite pas.