Në kuadër të përgatitjeve për “Defender Europe 23” ekspert të fushës së medias dhe komunikimit me publikun, nga Ushtria Amerikane për Europë (EUCOM) janë duke realizuar trajnim për personelin e FSK-së, me qëllim të përmbushjes së objektivave dhe prioriteteve të FSK-së për rolin dhe rendësinë që ka ky ushtrim për vendin tonë.
Zëvendës komandanti i FSK-së gjeneral major Enver Cikaqi në vizitën që bëri sot gjatë realizimit të trajnimit falënderoi trajnerët nga ushtria amerikane për mbështetjen e vazhdueshme që japin për FSK-në, dhe theksoi rendësin dhe prioritetin që i ka dhënë Komandanti i FSK-së, komunikimit strategjik dhe marrëdhënieve me publikun për mbajtjen dhe avancimin e imazhit të FSK-së në publikun e gjerë vendorë dhe ndërkombëtarë. /2LONLINE/