Ekipi i Kosovës në konkurrencën e meshkujve në beach volley, Faton Mustafa dhe Armend Berisha, shënuan fitore në ndeshjen ndaj Andorrës, në lojërat mesdhetare në rërë ”Patra 2019”.
Djemtë triumfuan 2:0 në sete (21:15 dhe 27:25), në kuadër të grupit B, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.
Ndërsa, gjatë pasdites ekipi kosovar ka pësuar humbje nga Greqia, 2:0 në sete (21:11 dhe 21:16), në ndeshjen që vlente për kualifikim në çerekfinale.
Kosova e mbyll garimin me arritje në top 12-she, pas fitores që shënoi sot ndaj Andorrës 2:0.
Një ditë më herët, edhe vajzat mbyllën garat, duke pësuar dy humbje ndaj kundërshtareve të forta si Sllovenia e Franca, me të cilët bënë paraqitje të mirë dhe deri diku ishin rivale të barabarta.
Ekipi i vajzave u përbë nga dyshja: Valmire Ramadani e Dhuratë Sylejmani, me trajneren Vildane Jashari.