Komuna e Sanjos së Japonisë, e cila do të mirëpres Ekipin Olimpik të Kosovës në Lojërat Olimpike Tokio 2020, ka përgatitur një muze të vogël për Ekipin Olimpik të Kosovës.
Në qendër të vëmendjes janë kampionët e xhudos, përkatësisht kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi.
“Krenar që kemi miq kaq të fortë në Sanjo! Faleminderit Kryetar i Komunës @kunisadaisato”, ka shkruar ambasadori i Kosovës në Japoni, Leon Malazogu.
Secili Ekip Olimpik do të vendoset nëpër qytete të ndryshme të Japonisë, 10 ditë para hapjes së Lojërave Olimpike Tokio 2020, me qëllim të adaptimit me klimën dhe ushqimin japonez.
Ekipi nga Kosova do të vendoset në Sanjo.