Ekipi i vajzave në basketboll i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, Gjilan, është kampion rajonal në Basketboll, pasi që ishin më të mirë se bashkëmoshataret e tyre nga komunat e Kamenicës dhe të Vitisë.
Ekipi i përbërë nga lojtaret Ejrisa Korça, Alea Syla, Kaona Leka, Tuana Jerliu. Riga Shkodra, Bora Shurdhani dhe Embarë Hasani, që udhëhiqej nga profesori i Kulturës Fizike dhe Sportit, Selami Haziri, ka ngadhënjyer në finale ndaj shkollës “Sejdi Kryeziu” nga Rogana me rezultat 26:11.
Siç ka theksuar Afrim Selimi, kryetar i Shoqatës së Mësimdhënësve të Sportit Shkollor dhe përgjegjës i rajonit për Garat e Sportit Shkollor dhe është demonstruar një basketboll I mirë dhe është treguar një kulturë e lartë sportive te të gjitha ekipet.
Ai ka thënë se basketbolli ka qenë aktiviteti i parë në Sportin Shkollor dhe se më pas do të vazhdohet edhe me aktivitete të tjera.
Medaljet për të mirat i kanë dorëzuar deputetja e Kuvendit të Kosovës, Arjeta Rexhepi dhe drejtori i Arsimit në Gjilan, Shpend Nuhiu.
Vashat e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” do ta përfaqësojnë Rajonin e Gjilanit në garat republikane. /2LONLINE/