“Policia e Kosovës edhe përmes sportit e kulturës, tregoi se kush jemi, çka përfaqësojmë dhe çfarë vlerash kemi si institucion dhe si zyrtarë policorë, ku edhe një herë në garën e fortë të Federatës Sportive të Punëtorëve të Kosovës, flamuri i Policisë së Kosovës u ngrit aty ku e ka vendin/Kampion”, thuhet në njoftimin e policisë.
Më tej thuhet se “Policia e Kosovës, me lojtarët e saj të disiplinuar e të përkushtuar, treguan se gëzojnë merita të larta duke u shpall Kampion, pasi përfunduan kampionatin pa asnjë humbje”
“Këtë vit sikur asnjëherë më parë festuan bashkë Policia e Kosovës me FSK-në, pasi ekipi i Policisë se Kosovës u shpall kampion në ligën e Federatës të Punëtorëve të Kosovës, kurse ekipi i FSK-së e fitoi kupën në ligen e Federatës Sportive të Punëtorëve të Kosovës”.
“Bashkë festuam, ashtu siç shërbejmë bashkë në interes të qytetarëve e vendit, ashtu siç na duan qytetarët tanë të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë. /2LONLINE/