Derisa skuadra më e vjetër gjilanase, Drita të shtunën ka luajtur 1:1 në Rahovec, skuadra tjetër rivale, Gjilani nuk ka mundur të nxjerr me shumë se një pikë në konak të vet kundër Stduentçanin, duke luajtur pa gola 0:0.
Drita e cila sivjet është riorganizuar, duke filluar nga kryesia, stafi i saj drejtues, ai teknik si dhe në atë të lojtarëve, ndonëse nuk ka arrit të arkëtojë pikë maksimale kundër Rahovecit, si mysafire, megjithatë ajo në saje të golit të përforcimit të sivjetmë të saj, Ismet Ramushit ka marrë një pikë shumë të vlefshme.
Me këtë pikë si udhëtuese, Drita ka dëshmuar që në fillim, se sivjet do të jetë njëra nga skuadrat pretendente për të rikthyer në Superligën e Kosovës në Futboll.
Për kryetrajnerin e KF Drita, Musa Selimi, kjo pikë si mysafire dhe kundër një skuadre të fortë sikur Rahoveci, për Dritën është mjaft e vlefshme dhe motivuese për ndeshjet e ardhshme.
Shpresojmë se në ndeshjen e dytë Kundër Kosovës së Vushtrrisë, që do të luhet në Gjilan, jo vetëm do të shfaqin lojë të mirë, por edhe do ta dalim me një rezultat të favorshëm për ne”, ka premtuar Selimi.
Ndërkaq Gjilani, i cili sivjet po bënë gara në Ligën e Parë të Kosovës, i ka dëshpëruar që në nisje të këtij edicioni adhuruesit e saj, “Skifterat”, mbase jo vetëm me rezultat, por edhe me lojë si shterpe ashtu edhe organizative.
Me paraqitjen e saj në këtë fillim, Gjilani ka dëshmuar edhe një herë, se vërtetë kjo skuadër është në krizë dhe assesi nuk po mund të del nga kjo amulli që e ka kapluar kaherë.
Është rast i mirë për drejtuesit e kësaj skuadre, që në ditët në vijim, të kërkojnë saktë se ku është problemi dhe ku po çalon skuadra dhe të ndërmarrin n hapa konkret.
Përndryshe nëse vazhdohet me këtë ritëm të lojës, sikur me Studentçanin, “kuq e bardhtë” e Gjilanit do të kenë shumë telashe për të rikthyer në Superligë, mos edhe më keq të luftojnë për ekzistencë edhe në këtë rang garash./2lonline/